Tenisti serb Novak Djokovic ka blerë 80% të firmës daneze biotek QuantBioRes, duke synuar të zhvillojë një trajtim mjekësor kundër COVID-19, tha shefi ekzekutiv i kompanisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kjo blerje vjen vetëm pak ditë pasi autoritetet Australiane morën vendim për ta dëbuar tenistin i cili kishte refuzuar të vaksinohej duke hyrë në territorin australian në kundërshtim me rregullat e këtij vendi.

Djokoviç u dëbua nga Australia, pasi humbi çështjen në gjykatë lidhur me anulimin e vizës së tij.
Federata e Tenisit të Australisë tha se do ta shqyrtojë çështjen e anulimit të vizës së tenistit serb, Novak Djokoviç pas përfundimit të turneut Australian Open.

Turneu Australian Open, që Djokoviç e ka fituar nëntë herë, nisi të hënën. Tre gjykatës, të dielën më 16 janar, thanë se do ta linin në fuqi vendimin për anulimin e vizës së tenistit dhe ai më pas u dëbua nga shteti.

Djokoviç kishte marrë një përjashtim mjekësor nga Federata e Tenisit të Australisë dhe nga shteti Viktoria, që i mundësonte atij t’i shmangej rregullave të vaksinimit kundër koronavirusit. Ai këtë përjashtim e kishte bazuar në faktin se kishte qenë i infektuar me COVID-19 muajin e kaluar. Por, zyrtarët kufitarë ia refuzuan këtë përjashtim mjekësor dhe ia anuluan vizën tenistit me të mbërritur në Australi. Vendimi u hodh poshtë nga një gjykatës, por më pas autoritetet ai anuluan sërish vizën Djokoviç dhe e dëbuan nga shteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: