Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” foli për hakmarrjen e mundshme të Iranit, pas kërcënimeve të liderit suprem Ali Khamenei ndaj Shqipërisë.

Lubonja theksoi se Shqipëria as që hyn në hartën strategjike të botës, ndërsa shtoi se problem për Amerikën mbetet klima në Lindjen e Mesme.

“Iranit nuk i mjafton një goditje e Shqipërisë për të bërë atë hakmarrjen. Është tjetërkund armiku. Nuk mendoj se do zgjedhin Shqipërinë se nuk quhet. Gjithsesi nuk besoj se një hakmarrje do ishte këtu. Problemi që shtrohet është klima që krijohet për Amerikën në Lindjen e Mesme. Me këtë vrasje të Soleimanit ku u vra dhe një ushtarak irakian, vetë Iraku që në në një farë mënyre u cclirua i thotë largo trupat Amerikës.

Në Irak është krijuar një klimë aspak e mirë. Çështja tjetër është atë që thotë Hillari, në lidhje me çështjen e Iranit dhe politikant që duhen  bërë në Iran, ku mund të flitet për demokraci dhe për luftën. Ky njeriu Trumpi ka anuluar marrëveshjen që ka bërë me Iranin dhe tha do iu bëj luftë këtyre. A duhet bërë luftë. Pra, ky njeriu është i papërgjegjshëm e them unë dhe të tjerë aty, që skuqet e tërbohet sapo e kundërshton, ka bërë këtë akt që rrit rrezikun. Ideja e OKB-së është bërë që shpallja luftë të mos jetë kaq e thjeshtë, që të ketë leje kur të ndërhysh me ushtri. Trumpi nuk pyet për OKB-në, por nuk e pyet as Kongresin e tij. Cfarë do të bënte Amerika nëse do të vriste nënpresidentin amerikan?”, tha Lubonja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb