Një 60-vjeçar nga Karolina e Jugut, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër, teksa ishte duke varrosur në oborrin e banesës trupin e partneres të cilën e kishte mbytur.

Joseph McKinnon, 60 vjeç, vrau Patricia Dent, 65 vjeçe, brenda një shtëpie në Trenton. Fqinjët njoftuan policinë pasi panë trupin e tij që nuk lëvizte, ndërsa më pas u konstatua nga e ekipet mjekësore vdekje si pasojë e arrestit kardiak.

Gjatë hetimit, efektivët kanë konstatuar më pas dhe viktimën e dytë, në një gropë të sapo hapur. Pas ekspertizës rezultoi se gruaja kishte vdekur si pasojë e asfiksisë.

“McKinnon e kishte lidhur dhe mbështjellë në thasë plehrash përpara se ta fuste në gropën e hapur më parë”, ka deklaruar sherifi i zonës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: