Në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë rritur ndjeshëm pas demonstrimeve ushtarake nga të dyja palët, e-maile dhe të dhëna të tjera të Vladislav Surkov, një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Vladimir Putin janë hakeruar.

Më shumë se 1 gigabajt materiale dëshmojnë lidhjen e Moskës me separatistët ukrainas. Megjithëse Kremlini ka mohuar se ka pasur rol në konfliktin ushtarak për ndarjen e Krimesë, e-mailet tregojnë në hollësi se si Rusia ka kontrolluar nga afër lëvizjet e separatistëve.

Pas këtij sulmi kibernetik përflitet të jetë një grup piratësh ukrainas, i quajtur Cyber Hunta, por rusët dyshojnë se pas këtij sulmi është Uashingtoni, në shenjë kundërpërgjigje për hakerimin e kompjuterave te Kongresit Kombëtar të Partisë Demokratike në SHBA. Asokohe zv/Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se SHBA-të do të hakmerren ndaj Rusisë për sulmet kibernetike.

Ky akt vjen në kulmin e tensioneve mes dy superfuqive, në atë që konsiderohet si lufta e dytë e ftohtë apo fillimi i një lufte të tretë botërore.

Por Presidenti Putin, për sesionin e përvitshëm të sfidave globale të mbajtur në Soçi, tha se kërcënimi rus për një luftë të re është imagjinar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: