Pas urdhrit të Dallëndyshe Bicit që “Prestige Resort” të shembet maksimumi deri në 5 dhjetor, punonjësit e forcave xheniere janë duke vijuar punën edhe pas orarit zyrtar.

Po vijohet me hapjen e vrimave në kolonat e ndërtesës, ku më vonë do të vendoset eksplozivi për të kryer shpërthimin e komanduar.

Puna është duke vijuar me prozhektorë për shkak të orës së vonë dhe errësirës.

“IKMT është larguar sapo shënoi ora 16:15.
Perimetri i sigurisë është i forcuar nga forcat e policisë, brenda në godinë janë forcat xheniere që po hapin kolonat e ndërtesës për të vendosur më pas eksplozivin. Edhe pse orari zyrtar i punës ka përfunduar, forcat xhenio nuk e kanë respektuar dhe vijon puna me prozhektorë”, raporton gazetari Osman Stafa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb