Gazetarja Glidona Daci e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me vrasjen që ndodhi në Kavajë ditën e djeshme.

Ajo zbuloi se pas konfliktit fillestar policia ka qenë duke ruajtur familjen Gosa, por në këtë rast nuk ka mundur të jetë e pranishme.

Sipas saj familja Rexha e ka konsideruar të pafalshme plagosjen e fëmijës së mitur të Altin Rexhës në sherrin e ndodhur para disa javëve në Kavajë.

Nga ana tjetër gazetari Armand Bajrami ka deklaruar se faji i vetëm i viktimës ka qenë se ishte vëlla i Edmond Gosës.

Ai tregoi se vrasësi Habib Rexha jetonte në emigrim dhe dyshohet se është kthyer në Shqipëri për synime hakmarrjeje pas vrasjës së të vëllait.

Pjesë nga biseda:

Daci:

Kur ka shkuar për të vrarë Gosën, Habib Rexha ka mbajtur kapuçin në kokë, ndërsa pasi ka vrapuar pas ekzekutimit i ka ikur kapuçi. Lokali nuk ka pasur kamera sigurie, ndërsa babai i Gosës ka treguar dinamikën e ngjarjes.

Kur u krye konflikti fillestar policia ka ruajtur familjen e Gosës për shkak se i druheshin një skenari hakmarrjeje, por ka qenë e pamundur të ruheshin gjithë familjarët. Plagosja e fëmijës së mitur konsiderohet si e pafalshme nga familja Rexha. Familja Gosa tanimë ka vetëm një djalë që jeton në emigrim në Itali.

Bajrami:

Faji i vetëm i viktimës ishte se ishte vëllai  i Edmond Gosës. Pasditen e 21 majit i dyshuari si autor i vrasjes kishte rreth 2 javë që ishte kthyer nga emigrimi për qëllime hakmarrjeje sipas dyshimeve fillestare. Altin Rexha dhe Edmond Gosa  janë konfliktuar fillimisht para disa javësh ku pas sherrit të dy kanë ndërruar jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb