Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për sulmin e paligjshëm ndaj Prestige Resort, ku prej 4 ditësh fadromat e IKMT-së shembin padrejtësisht pishinat dhe pistën.

Në një konferencë për mediat, Meta i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për të përzënë këtë regjim.

“Unë besoj se ky sulm terrorist kundër një resorti prestigjioz me një traditë 25 vjeçare në vend, që ka qenë me leje, nuk është asgjë veç se tregues i dëshpërimit të thellë të Edi Ramës dhe tmerrit që ka nga mediat, nga pavarësia dhe liria e tyre.

Është hakmarrje e qartë. Për këtë arsyeje, për vijën editoriale të mediave, një rekord i zi i dhunës dhe represionit ndaj lirisë së medias që do të nxijë imazhin e vendit. duhet të bashkohemi sa më parë për të përzënë një regjim që bën terror në kulmin e sezonit, duke dëmtuar jo vetëm qetësinë e tyre, dhe tregon shumë qartë se liria e sipërmarrjes në Shqipëri është shumë e kërcënuar. Duhet të bashkohemi për të garantuar lirinë.”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb