Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka iu është bashkuar reagimeve për sulmin e paligjshëm ndaj Prestige Resort.

Në një reagim në rrjetet sociale, Paloka thekson se ky është një sulm i Ramës.

REAGIMI I PALOKËS
Nuk e kuptoj pse gazetare e politikanë të opozitës, përpiqen te japin argumente për të vërtetuar që sulmi i Ramës në Prestige Resort, është sulm ndaj medias dhe hakmarrje e tij! Nuk ka nevojë të jepen argumente për të bindur kërrkënd që është kështu; Rama nuk e fsheh këtë fakt, përkundrazi qëllimi i tij është që kjo të jetë sa me evidente. Ai këtë synon, t’iu tregojë të gjithë pronarëve të medias se çfarë i pret ne se nuk shkojnë pas avazit të tij.
Kjo është mënyra se si Rama e koncepton mbajtjen e pushtetit dhe kështu vepron me këdo jo vetëm me pronarët e mediave po dhe me qytetarët e thjeshtë. Karotën apo kërbaçin?
E vini re; për ta çuar në ekstrem arrogancën e tij, qëllimisht e bën këtë akt vetëm pak ditë përpara samitit të BE në Tiranë megjithëse e kanë shënjestruar më se një herë për keqtrajtimin dhe mungesën e lirisë së medias nën qeverinë e tij!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb