Gratë ukrainase kanë dërguar një mesazh rrëqethës për Ditën e Gruas, në të cilin thonë se do të hakmerren për çdo fëmijë të vrarë gjatë pushtimit rus të vendit të tyre.

Duke postuar një video në TikTok, gjashtë gratë që mbajnë mitralozë dhe pushkë sulmi dhe të veshura me veshje luftarake në sfondin e një flamuri ukrainas thonë se do të “shkatërrojnë armikun në çdo pëllëmbë të tokës ukrainase”.

Videoja fillon me një grua, fytyra e së cilës është e mbuluar nga një shall lufte duke thënë: “Ne jemi gratë e Ukrainës. Ne i kemi bekuar njerëzit tanë për të mbrojtur tokën tonë.

“Tashmë i kemi çuar fëmijët tanë në vend siguri, i bashkohemi burrave dhe ushtrisë ukrainase”.

Videoja, e cila ka titra në anglisht, vazhdon me gratë që thonë se tashmë kanë pasur përvoja lufte, se nuk do të qëndrojnë më pasive dhe do ta mbrojnë vendin e tyre nga armiku.

Gratë që vendosën të qëndrojnë dhe të luftojnë në vend që të largohen shtuan: “Ne do ta shkatërrojmë armikun në çdo pëllëmbë të tokës ukrainase.

“Në çdo qytet, fshat, pyll dhe fushë. Për çdo fëmijë, grua, plak, shtëpi dhe rrugë të dëmtuara – ne do t’ju qëllojmë si qentë e tërbuar.’

Videoja përfundon me mesazhin: “Lavdi Ukrainës – vdekje armiqve”.

Mesazhi vjen pasi më shumë se një milion refugjatë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga vendi në atë që është kriza më e madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: