Një zjarr shpërtheu në një vilë që i përkiste prezantuesit të televizionit shtetëror rus Vladimir Soloviev në liqenin e Komos, në Italinë veriore, herët në mëngjesin e së mërkurës.

Zjarri u shua shpejt dhe shkaktoi dëme të kufizuara, thanë zjarrfikësit.

Një vilë e dytë pranë liqenit, gjithashtu në pronësi të Soloviev, u mbulua me bojë llak dhe bojë u derdh në pishinë, raporton Reuters.

Zjarri aktualisht po hetohet si zjarrvënie. Vila e pabanuar ishte sekuestruar më parë nga autoritetet italiane si pjesë e sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb