Pas suksesit në “Euro2020” dhe pas rekordeve të njëpasnjëshme, Italia kthehet me këmbë në tokë. Azzurrët i jap fund rekordit prej 37 ndeshjeve radhazi pa pësuar humbje dhe këtë ia shkakton pikërisht Spanja, rivali i tyre më i fortë. Nuk luhej më për një gjysmëfinale evropiani por për një biletë për në finalen në Ligën e Kombeve. Spanja feston për këtë sukses, jo pak të rëndësishëm, një fitore e madhe që jep shumë shpresë për të ardhmen. Në “San Siro”, Donnarumma u prit më vërshëllima ndërsa Spanja gjeti shpejt golin e avantazhit me Ferran Torres në minutën e 17-të, i harruar në zonë sulmuesi i Man.City goditi fluturimthi duke dërguar topin në rrjetë. Italia tradhtohet nga kapiteni i tyre, Leonardo Bonucci i cili brenda pak minutash u ndëshkua dy herë me karton të verdhë duke lënë “azzurrët” me një lojtar më pak në minutën e 42-të.

Bonucci
Bonucci

Kjo gjysmëfinale u kthye edhe më shumë në malore teksa në limitet e pjesës së parë, Ferran Torres me kokë realizoi dhe golin e dytë. Italia u përpoqe të rikthehej në lojë në pjesën e dytë, e bënë diçka të tillë në minutën e 83-të, me Chiesa që dhuroi një asisit të pastër për Pellegrini që më portën e boshatisur e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me Spanjën që siguron një biletë për në finalen e Ligës së Kombeve ku do të përballet me fituesin e çiftit Belgjikë-Francë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb