E gjithë Norvegjia mbështet Erling Haaland. Nuk mund të ndodhte ndryshe, për sulmuesin që premton një të ardhme të shkëlqyer për kombëtaren e vendit të tij. Por jo vetëm kaq, golat e tij me Borussia Dortmund janë të rëndësisshëm më shumë për pensionistët norvegjezë. Sulmuesi u transferua vetëm pak javë më parë në Bundesligë. Klubi nga Dortmund shpenzoi 20 milion euro për të blerë kartonin e tij nga Salzburg, ndërsa sulmuesi firmosi kontratën 4-vjeçare që I siguron 8 milion euro në sezon. Shifra të rëndësishme, por që deri tani janë shpërblyer nga Halaand.

Dortmund Haaland
Dortmund Haaland

Në dy ndeshjet e para që ka luajtur si zëvendësues, ai ka shënuar 5 gola në 57 minuta. E thënë shkurt, realizon një gol për çdo 11 minuta në fushë. Një mesatare e frikshme, që sjell siguri dhe pasuri në financat e pensionistëve norvegjezë. Duket pa lidhje, por në të vërtetë është kështu. Fondi Shtetëror i Pensioneve në Norvegji, një nga më solidët në botë me një capital 800 miliard euro ka blerë në bursë 1.04% të aksioneve të Borussia Dortmund. Si pasojë vetëm nga transferimi i Halaand ka fituar 260 mijë euro, ndërsa me çdo gol të tij, Borussia fiton, aksionet rriten dhe pensionistët norvegjezë kanë më shumë kapitale.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb