Reali i Madridit po përgatit sulmin për Erling Halandin. Siç shkruan “Mundo Deportivo”, sulmuesi i Borusias së Dortmundit është kthyer në objektivin kryesor të “los blancos” për të përforcuar repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Për ish-talentin e Red Bull Salcburgut ka edhe një presing të fortë nga anglezët e Mançester Junajtidit, që bëri një përpjekje për ta sjellë në Premier League pak përpara se Dortmundi të konkretizonte marrëveshjen.

Kjo verë projektohet e nxehtë për talentin norvegjez, ku pritet të ketë një ankand ndërkombëtar për shërbimet e tij. Borusia fërkon duart. Në vetëm 6 muaj mund të regjistrojë një plusvalencë të frikshme për 19-vjeçarin, të cilin e pagoi 20 milionë euro në janar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb