“Merengët” së fundmi janë lidhur me sulmuesin e Dortmundit, Erling Haland , i cili është i kërkuar në Europë teksa vazhdon të impresionojë me gjermanët, pasi ka shënuar 78 gola në 77 ndeshje gjatë kohës së tij në Signal Induna Park.

Nga ana tjetër, Reali ka tashmë në listën e tij një sulmues që shënon pandërprerë dhe e çon drejt suksesit dhe titujve.  Nga ana tjeter, Benzema ka shënuar 24 herë në 27 ndeshje këtë sezon dhe së fundmi ka “thyer” barrierën e 300 golave ​​me fanellën e Madridit dhe u bë lojtari i katërt që arrin këtë arritje të madhe në historinë e klubit.

Pavarësisht se është 34 vjeç, Benzema vazhdon pa u lodhur punën. Megjithatë, drejtuesit duan blerjen e Erling Haland.

Megjithatë, sipas botimit katalanas “El Nacional”, mendimet e Realit për blerjen e sulmuesit norvegjez nuk i kanë pëlqyer aspak Karim Benzema, i cili nuk është gati të luajë një rol mbështetës për transferimin e tij në “Bernabeu”.

Sipas shkrimit, francezi ka pasur bisedime me presidentin e skuadrës, Florentino Perez dhe i ka sqaruar se do të largohet nga lista, në rast se Haland do të veshë përfundimisht fanellën e “mbretëreshës”. Përveç kësaj, ai vazhdimisht ka theksuar se dëshira e tij është të luajë me Killian Bape në krye të sulmit madrilen.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb