Tirana vijon fazën përgatitore në Pogradec, me qëllimin e qartë, të jenë gati për sfidën kundër Dinamo Tbilisi në turin e parë në kualifikueset e Champions League.

Të enjten, bardheblutë zhvilluan një test miqësorë përballë ekipit vendas ku faza ofensive dhuroi një paraqitje shumë të mirë. Muçi me një “dopjetë” dhe Albion Avdijaj realizuan për ekipin kryeqytetas që në tërësi shfaqi një formë të mirë. I pranishëm në shkallët e stadiumit ishte dhe presidenti Refik Halili. Pas miqësores, numri 1 i bardhebluve theksoi edhe një herë se objektivi kryesor i kampionëve në fuqi është arrijnë fazën e grupeve:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: