Në shtëpinë e Tiranës është koha për të bërë llogari, jo të gjithë janë të lumtur pas kësaj merktatoje dimri me hyrje dalje të shumta. E sigurt është se nga kjo histori vetëm presidenti Halili buzëqesh, në arkat e klubit vetëm gjatë janarit erdhën 700 mijë euro.

Shitja e Xhixhës te Karabak prej 550 mijë euro ishte një goditje e vërtetë, por kësaj shume në orët e fundit iu shtuan edhe 150 mijë euro të tjera nga shitja e kapitenit Marsel Ismajlgeci te “Zrinjski Mostar.

Pikërisht shitja e Gecit nuk është pritur mirë nga Shehi dhe stafi i tij, ishin kundër këtij largimi, të paktën jo gjatë merkatos së janarit.

324932804 1506936929786263 4900858246701263515 N
324932804 1506936929786263 4900858246701263515 N

Largimi i kapitenit është shqetësimi i radhës për Shehin, i cili këtë periudhë duhet të bëjë llogaritë edhe pa Kristal Abazaj. Transferimi më i bujshëm në këtë merkato dimri pësoi një dëmtim të rëndë, një çarje të meniskut që e detyron të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 1 muaj. Brenda pak kohësh, Shehi ka qenë i detyruar të ndryshojë strategji dhe skemë, i kushtëzuar nga largimet dhe dëmtimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb