Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli pas barazimit në derbi me Partizanin, ku u shpreh për “Supersport”: “Do ishte mirë që ta fitonim ndeshjen. Por ky është futbolli. Të 3-ja rezultatet janë brenda. Më vjen keq për tifozat. Për mbështetjen dhe atë çfarë kanë bërë gjatë kësaj kohe. Kjo është keqardhja. Shpresojmë që në të ardhme të vazhdojmë me rezultatet pozitive.

I kënaqur do të isha po të kishim fituar. Unë kam bërë një pakt me skuadrën. Shpresojmë që ajo që ne kemi folur, të ecë para. Të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.

Kemi bërë një bisedë para ndeshjes me Kukësin. Kemi rënë dakord të gjithë bashkë. Në qoftë se sot do kishim marrë një fitore, do kishim notën 10-të. Unë jam i bindur që do e arrijmë Europën. Edhe merakun e licencimit do e zgjidhim. Do përballojmë edhe atë gjobë të tmerrshme që kemi, pas shumë e shumë gjobash që kemi përballuar. Aksionet? Pyesni ata që duan ti blejnë. Unë jam gati për bashkëpunim. Rëndësi ka që të ketë aksioner.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb