Presidenti i Tiranës, Refik Halili, e ka cilësuar një fitore të rëndësishme atë në derbi ndaj Partizanit. Por pas sfidës ai tha për “SuperSport” se për titullin kishte ende shumë punë.

“Derbi ka rëndësi shumë të madhe për ne. Kuptohet që është një ndeshje e rëndësishme, i ka rezultatet të gjitha brenda. Jemi të kënaqur që e fituam këtë ndeshje, shpresojmë të festojmë sonte dhe çunat të ecin para.

Për sa i përket klasifikimit, jemi në vend të parë, por për të folur për titull duhet punë e të fitojmë ndeshje të tjera që të ecim para. Sa i përket titullit, është shumë, shumë shpejt, kemi shumë punë për të bërë”, tha Halili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: