Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANË- Për të krijuar një ide për projektin për Tiranën e së ardhmes, doktori Halim Kosova takoi banorët e njësisë 4. Shiu që filloi nuk ja prishi qetësinë për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve të kësaj njësie, ku kryefjalë e tyre ishte mungesa e punës si dhe mosmarrja e pensioneve dhe ndihmës së invaliditetit.

Ai u bëri thirrje që të shfrytëzojnë mundësinë e votës sot për ta pasur një mundësi gjatë katër viteve.
“Kemi nevojë për punë, jemi lagjia më e varfër që ekziston. Kemi dy muaj pa marrë nga Erjon Veliaj pensionin, gjithë lagjia ka ikur në Gjermani”, thanë banorët në bashkëbisedim me Kosovën.

“Ka ardhur koha që duhet vlerësuar vota juaj, shfrytëzojeni këtë mundësi për pesperktivë, nuk është puna të fitoni diçka në votime por në 4 vite”, tha Kosova para banorëve.

Thonë se varfëria mes tyre është ulur këmbëkryq por nuk i lënë të qetë as në fukarallëkun e tyre.
“Ne po ngordhim për bukë, nuk na japin lekët e invaliditetit. Jam babai i dëshmorit të demokracisë’, tha një tjetër banor.
Kandidati i PD-së, Halim Kosova iu përgjigj: “Do bëjmë që sakrifica e djalit tënd të jetë e vlefshme për qytetarët”.

Për kandidatin e demokratëve Halim Kosova nuk është koha për premtime por për të parë realitetin qartë dhe të punojë që planprogrami të jetë sa më afër këtyre qytetarëve.

Njësia 4 ka qenë zona ku Halim Kosova ka takuar nga afër banorët dhe ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Nuk premtoi pranë tyre, por u kërkoi që të vlerësojnë votën që kanë për të ndërtuar të ardhmen gjatë 4 viteve. Ndërsa banorët kërkonin punësim dhe jo shtrëngim për ti detyruar të largohen nga vendi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: