TIRANE- Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka takuar sot një grup artistësh me të cilët ka biseduar për problemet që ka arti sot dhe për lehtësirat që mund të krijojnë institucionet, si ai i Bashkisë së Tiranës, për të cilin aspiron edhe mjeku Kosova.

Gjatë fjalës së tij, doktor Halim Kosova deklaroi se do mbështesë artin, ndërsa e quajti një lajm të hidhur ndarjen nga jeta të humoristit të madh Met Bega.

“Kësaj kënaqësie që pata sot në fund iu bashku një lajm i hedhur, që shumë i nderuari Met Bega ka humbur jetën. I shpreh familjes ngushëllimet e mia, e kam pasur mik, ngushëlloj familjen dhe gjithë artistët për humbjen e madhe. Për Metin dhe gjithë artistët që kanë dhënë shumë për artin, le ta përkthejmë këtë në një mobilizim më shumë edhe për të ardhmen. Ne këtu do jemi deri në intensifikimin e fushatës”,- u shpreh ai.

Më tej aktorja Ema Andrea shprehu vlerësim për figurën e Kosovës, ndërsa tha se e kanë njohur atë me problemet që ka arti sot.

“Ju falënderoj që na konsideruat, që na dëgjohet fjala, që çfarë paraqitëm të realizohet. Takimi ishte i sinqertë pa premtime boshe, folëm për problemet tona se si kultura dhe arti të jenë më produktive. Problemi i centralizimit, arti në periferi mundësinë e të qenit autonom. Kërkuam të na krijohet lehtësi”,- tha ajo.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: