TIRANE- Kandidati i PD-­së, për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova gjatë takimit të
radhës me banorë të kryeqytetit ka deklaruar se nuk mund të bëjë premtime që nuk i realizon dot.

“Nëse doni ta vlerësoni një qytet, shihni shkollat, kopshtet dhe çerdhet e tij. Aty nis gjithçka. Dija është investimi më i sigurtë që i kthehet Tiranës në një pasuri të paçmueshme. Eshtë bërë shumë për çerdhet, kopshtet dhe shkollat në këto katër vite. Por kryeqyteti ynë do të jetë qendra europiane e një vendi që aspiron integrimin, dhe këtë s’mund ta bëjmë pa dije dhe inovacion. Kam plan konkret, objektiva të qarta, të matshme dhe të realizueshme”,- premtoi ai.

Ai theksoi se nuk do të dijë për llogaritë që bëhen për fituesit e garës. “Nuk du me dit fare llogaritë, unë shoh sytë e njerëzve që janë me shpresë në të ardhmen, kaq më mjafton”­ tha Halimi, duke shtuar se ai ka dalë në këtë fushatë, që të kthej shpresën e atyre që e kanë humbur”.

Vizioni dhe objektiva:
• Ndërtim të 10 shkollave të reja të arsimit bazë dhe të mesme me një kapacitet total prej 7200 nxënës
• Rindërtimin të 34 shkollave të arsimit bazë dhe të mesëm sipas nevojave të të gjithë territorit
• Ndërtim të 16 çerdheve dhe kopshteve me një kapacitet total prej 1800 fëmijësh
• Zgjerimi i bibliotekës dixhitale për të gjithë nxënësit dhe gjimnazistët e qytetit të Tiranës
• Politika zero aksidente dhe zero rrezikshmëri në mjediset përreth objekteve arsimore në nivel territori
• Cdo shkollë me sistem ngrohjeje dhe shërbime mjekwsore, stomatologjike dhe psikologjike
• 1000 fëmijë të rrugës të mbështetur përmes programeve alternative të mësimdhënies
• 2500 bursa çdo vit për nxënësit dhe studentët më të mirë për studime brenda dhe jashtë vendit
• 25 fëmijë për grup në kopshte dhe çerdhe për 4 staf të dedikuar dhe 32 nxënës për klasë në shkollë
• Fond i dedikuar për zhvillimin profesional të mësuesve ;
Projekte dhe masa :
• Një strategji zhvillimore afat-gjatë në ndërhyrjet infrastrukturore arsimore që merr parasysh numrin e nxënësve, kërkesën dhe tendencat demografike të popullatave të Bashkisë së re;
• Prioritizim të investimeve dhe zbatimin e parimit një Bashki një standard, përfshi këtu blerjen dhe investimin në trojet përreth shkollave ekzistuese për të mundësuar zhvillimin e tyre të ardhshëm etj;
• Investime që çdo shkollë e territorit të Bashkisë së re Tiranë të ketë njëkohësisht ambiente estetikisht tërheqëse dhe funksionale, të sigurta dhe mikëpritëse për fëmijët dhe komunitetin;
• Çdo shkollë me një terren sportiv ose palestër, një sallë polivalente leximi ose bibliotekë, një muze të shkollës, një laborator IT të lidhur me internet e një lulishte apo kënd të gjelbërt për fëmijët;
• Përkujdesje ndaj shëndetit të fëmijëve duke zgjeruar shërbimin stomatologjik, psikologjik dhe shëndetësor nëpërmjet fushatave periodike kontrolli dhe zyrave të përhershme;
• Përforcimin e sigurisë duke hartuar individualisht për çdo shkollë e çerdhe nga një plan për sigurinë rrugore përreth tyre, përfunduar rrethimin dhe sinjastikën, vendosjen e kamerave të sigurisë;
• Shkolla të ngrohta: sistem ngrohjeje në shumicën e shkollave brenda mandatit të 1rë, përfshi përdorimin e paneleve diellore, rinovimin e kaldajave me naftë apo përdorimin e materialeve izoluese;
• Kthimin e shkollës në një qendër komunitare duke zhvilluar rreth saj jetën sociale, edukative dhe kulturore në mënyrë që i gjithë komuniteti të jetë i përfshirë në fuqizimin e saj;
• Krijimin e një programi të veçantë të dedikuar për trashëgiminë e qytetit dhe kulturën që identiteti kulturor të fuqizohet mes brezave
• Futjen e programeve arsimore speciale nga mësues në pension banues të zonës në ndihmë të fëmijëve në nevojë apo të përjashtuar nga sistemi edukativ;
• Mbështetje dijes nëpërmjet pasurimit të mëtejshëm të bibliotekave, dhënies së bursave për nxënësit dhe studentët më të mirë, organizimit të olimpiadave apo konkurseve kulturore mes shkollave;
• Mbështetja e krijmit të një zhvillimi inovativ bazuar mbi ekonominë e dijes: modernizim i kampuseve universitare, promovim i talenteve të Tiranës, hapësira urbane për artin, biblioteka dhe parqe leximi;
• Çmim Bashkiak i përvitshëm për ide dhe projekte afat-gjatë në Tiranë, që sjellin risi në jetën, punën, organizimin dhe mjedisin e Bashkisë së re Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: