Ende pa u bërë bilanci i përmbytjeve, deputetët e mazhorancës dhe opozitës nxituan dje t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit për situatën e rënduar në të cilën ndodhet sot Jugu i vendit. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit parlamentar të Ligjeve, ku diskutohej drafti “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjvënësit e PD-së akuzuan qeverinë për indiferentizëm në përballimin e situatës së vështirë.

Krahasimi që deputeti demokrat, Eduard Halimi bëri për shpërndarjen e pabarabartë të fondeve të pushtetit vendor ndezi më tej debatin mes palëve. “Kur Fieri përmbytet dhe banorët vuajnë për bukën e gojës, në Durrës mbillen 360 palma nga 6 mijë euro secila”, – tha Halimi. Në replikën e tij, deputeti socialist i Qarkut të Durrësit, Blendi Klosi tha se “Fieri nuk është përmbytur nga palmat e Durrësit. Fieri është përmbytur se politika rumpallë që ju bëtë për 8 vjet nuk la një pemë të mbjellur në territorin e Shqipërisë”, – tha Klosi. Por deputeti tjetër i PD-së, Gent Strazimi u përgjigj duke thënë se “nga Vjosa e poshtë, Fieri, Vlora e shumë qytetete të tjera që i sheh nën ujë, janë administruar për herë të fundit nga PD-ja në vitin ’92. Nëse s’ka ngelur një pemë, shiheni përgjegjësinë mes jush”, – tha Strazimiri.

DEBATET NË KOMISIONIN E LIGJEVE

EDUARD HALIMI: Kur Fieri përmbytet dhe banorët vuajnë për bukën e gojës, në Durrës mbillen 360 palma nga 6 mijë euro secila.

BLENDI KLOSI: Fieri nuk është përmbytur nga palmat e Durrësit. Fieri është përmbytur se politika rumpallë që ju bëtë për 8 vjet nuk la një pemë të mbjellur në territorin e Shqipërisë.

GENT STRAZIMIRI: Nga Vjosa e poshtë, madje po të doni nga Shkumbini e poshtë, Fieri, Vlora e shumë qytetete të tjera që i sheh sot nën ujë, janë administruar për herë të fundit nga PD-ja në vitin ’92. Nëse s’ka ngelur një pemë, shiheni përgjegjësinë mes jush.

(Botuar sot në Gazetën Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb