Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javës’’ të Nisida Tufës në News24 ka komentuar deklaratën e tij ndaj  Damian Gjiknurit se ka vjedhur si ministër infrastrukture 100 milionë euro.

Valteri thotë se për pjesën e akuzës së 100 milionë eurove mund ta hedhin dhe në gjyq për shpifje por shton se Gjiknuri ka vjedhur edhe më shumë se kaq.

”Për pjesën e parë kur e akuzoj për 100 milionë euro, mund të më akuzojnë në Prokurori.

Për pjesën 100 milionë euro nuk jam penduar, s’dua ta komentoj, nuk është etike, s’ka interes opinioni. Madje për pjesën e parë janë shumë më shumë. .”- tha Valteri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb