Deputeti Halit Valteri foli me tone të ashpra sërish sot në Kuvend teksa diskutohej për Aktin Normativ.

Ai tha se, “Shteti shqiptar është në prag kolapsi, ekonomia po ashtu është në ditët më të zeza, ndërsa nevoja e njerëzve për ta braktisur Shqipërinë është më e madhe se kurrë. Ky është bilanci nën qeverisjen e Rilindjes. Shqiptarët janë në hall të madh, por juve nuk ju bëhet vonë, e keni mendjen te koncensionet. Shqiptarët vetëm janë të shtypur nga ju. Kur të vini dhe të thoni çfarë keni bërë tregojini shqiptarëve sa veta e kanë marrë atë pagën e luftës dhe sa të tjerë rropaten për atë pagesën e tërmetit.

Ai po ashtu kërkoi bërjen e tamponëve për të gjithë deputetët pasi një ditë më parë tre prej tyre rezultuan pozitivë. “zoti Ruci merrni masa ju, na e bëni atë tamponin se nuk i dihet si shkon situata këtu”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: