Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri është shfaqur i nervozuar me përfaqësuesen e Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca teksa ka propozuar edhe shkrirjen e këtij institucioni.

Valteri thotë se në 3 vitet e fundit Avokati i Popullit paguhet pa bërë asnjë punë, sa kur vjen koha për raportimin vjetor në Kuvend nuk ka se çfarë të thotë.

Më tej, Valteri i bën thirrje qeverisë që 1.3 milionë euro për Avokatin e Popullit të shkojnë për projekte të tjera serioze, si shkolla, kopshte e çerdhe.

”Avokati i Popullit paguhet pa bërë asnjë punë. Në 3 vite është shumë larg pritshmërive. Ka një administratë të politizuar me njerëz partiakë. Avokati i Popullit vetëm emrin ka të tillë. Për dieta, për udhëtime, për qejfe duhet të shkojnë lekët?

Këtë nuk duhet ta pranojmë. Nga 2017, zotëria që mbrapa e përdori këtë institucion për qokë, për mikun e tij, sikur e thotë ai për Bashën. Ku ishte Avokati i Popullit kur qytetarët ikën nga sytë këmbët nga varfëria, eksodi ishte me shifra tronditëse. Në realitet Avokati i Popullit nuk është institucion i pavarur. Kur ra tërmeti avokatja e popullit ishte në Bogota të Kolumbisë, por nuk e ndërpreu vizitën. Do të ishte më e udhës të shkrihej dhe një 1.3 mln euro qeveria t’i shpenzonte në projekte serioze dhe mos ia akordojë .”- tha Valteri.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb