Sexy dhe tërheqëse si 18 vjet më parë. Ishte viti 2002 kur në ‘Vdekja mund të presë’ sensualja Hally Berry shfaqej me bikini portokalli në det dhe bënte për vete me format e saj Pierce Brosnan. Ja tek shfaqet sërish në moshën 53-vjeçare, sërish me bikini duke na kujtuar atë film të Sagës kushtuar James Bond. Format e saj mbeten akoma hot, si të një Bond Girl-i të vërtetë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një foto të postuar në Instagram, teksa ecte në plazh, Halle Berry tregon që ka akoma gjithçka duhet për të qenë një Bond Girl, pra një fizik të tonifikuar, forma seksi dhe shumë joshje. Të gjithë këtë formë ajo e ka falë stërvitjes fitness që bën dhe një diete të shëndetshme. Berry është një fanatike e sportit dhe e jogas dhe këtë e bën edhe në shtëpi, siç tregojnë fotot dhe videot që ajo poston, edhe gjatë periudhës së pandemisë. Në prill artistja kishte rrëfyer gjatë ‘The Toning Show With Jimmy Fallon’, se sa mirënjohëse i ishte bashkë-protagonistit Pierce Brosnan, që i kishte shëtuar jetën, teksa praktikonin manovrën e Heimilich gjatë xhirimeve të filmit:’James Bond e di si bëhet ‘Heimlich! Do të jetë gjithmonë një nga personat e mi të preferuar në të gjithë botën”.

Artistja është shfaqur vitin e kaluar në ekranin e madh në filmin “John Wick: Capitolo 3 – Parabellum ” me Keanu Reeves. Filmi i ardhshëm ku ajo do të jetë protagoniste por edhe regjisore është “Bruised”, që do të prezantohet në premierën e Toronto International Film Festival në muajin e ardhshëm, një dramë që bën fjalë për artet marciale. Në filmin ku ajo do të jetë edhe regjisore, Berry interpreton një ish luftëtare të MMA, që ka humbur kujdestarinë e djalit të saj dhe shkon në një mision për ti dhënë një shtysë karrierës së saj dhe për të fituar edhe djalin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb