Jo të gjithë festuan në këtë fund viti, jo të gjithë shohin dritë në fund të tunelit, por të gjithë shpresojnë që Viti i Ri të jetë më pozitiv. Ka nga ata ekipe si Tirana që shpresojnë të paktën që situata të mos ndryshojë shumë, shpresojnë dhe besojë se do të arrijnë të qëndrojnë në krye deri në fund të sezonit.

Të shkëputur me 5 pikë nga ndjekësit dhe më dy fitore në derbit, Tiran ka më shumë se një arsye për të festuar në këtë fund viti, por kujdes, Kukësi, Laçi dhe Vllaznia, janë në aty, të gatshëm të përfitojnë nga çdo hap fals i bardhebluve.

Nëse zbresim pak më poshtë atmosfera bëhet mbytëse teksa sheh dy ekipe si Teuta e Partizanit, 15 pikë larg kreut, totalisht jashtë çdo objektivi. Shpëtim Duro, trajneri i mirënjohur, i ftuar në “News24”, në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, analizoi të tashmen dhe të ardhmen e ekipeve të Superiores.

Tekniku kryeqytetas u ndal fillimisht tek situata që po kalon Partizani, ku ende nuk është vendosur zyrtarisht se kush do të jetë pasuesi i Ilir Dajës. Duro ka marrë dhe rolin e “babagjyshit” duke bërë dhurata për të ekipet e elitës, çfarë i duhet për pjesën e mbetur të sezonit, ku duhet të ndërhyjnë në tregun e transferimeve. Duro gjithashtu skicojë edhe formacionin më të mirë sipas tij në këto 15 javë kampionat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb