NGA ZONJA VJOLLCA*

450 gr patate

1 kokërr vezë

7-8 lugë gjelle miell

170 gr proshutë të tymosur

200 gr krem djathi

Kripë

Fillimisht grijmë patatet në rende. Më pas patatet i trazojmë me vezë, kripë dhe miell. E trazojmë masën mirë derisa të krijohet një brumë i butë por jo i lëngshëm. Me këtë masë brumi përgatisim “halusky” duke vendosur brumin në një kullesë me vrima sa më të mëdha. E tundim kullesën lart e poshtë në mënyrë që brumi të mund të dalë në forma të njëtrajtshme nga vrimat e kullesës. Në një tenxhere me ujë të vluar me kripë hedhim halusky-t e përgatitur. Sapo ato të ngjiten në sipërfaqe i largojmë duke i trazuar më pas me kremin e djathit. E servirim këtë gatim tradicional me proshutë të tymosur krokante.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: