“Hamami i Grave”, një komedi kushtuar miqësisë dhe solidaritetit të grave, pritet të jepet nesër dhe pasnesër në ‘Teatrin Skampa’ në Elbasan nga Teatri Shetites ‘Çajupi’.

Ngjarjet e komedisë së rrallë, të autores britanike Nell Dunn, zhvillohen në një hamam të grave, ku vizitoret kanë mundësinë jo vetëm të pastrojnë trupin, por edhe shpirtin e tyre, përmes bisedave me përgjegjësen e hamamit ose me gratë e tjera. Ndërkohë që protagonistët e kësaj komedie janë aktoret Albana Koçaj, Esela Pysqyli, Adriana Tolka, Linda Jarani, Ola Harizaj, Dajana Nenaj, Ajola Laska, Klea Mani si dhe Kesina Lami.

Problemet e tyre janë të ndryshme: braktisja e bashkëshortit, dhuna në familje, shtypja e një fëmije nga një prind, mungesa e vetëbesimit, etj. Vendimi këshillit bashkiak për të mbyllur hamamin, i çon ato në një përpjekje në grup për ta përmbysur atë. Por edhe kur fundi nuk është ai i dëshiruari, mesazhi që mbetet është optimizmi. Fundi i komedisë është në të njëjtën kohë një fillim i ri. Në këtë shfaqje padyshim që do të shihni interpretime të mrekullueshme, dekor dhe kostume të veçanta, humor dhe aktualitet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb