Lëvizja palestineze Hamas në Gaza tha se rritja e shkallës së infektimit të palestinezëve në burgjet izraelite me koronavirusin e ri (COVID-19) kërkon ndërhyrje ndërkombëtare.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Hamasit Hazem Qasem deklaroi se infektimi e palestinezëve Hasan Shahade dhe Selim Idris, të cilët gjenden të burgosur në burgjet e forcave pushtuese, reflekton neglizhencën e administratës së burgut.

Duke theksuar se jeta e të burgosurve është në rrezik real, Qasem tha se “Kjo situatë kërkon ndërhyrje serioze të institucioneve ndërkombëtare”.

Më herët, Komiteti i të Burgosurve Palestinezë i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) theksoi se kanë marrë informacion që të burgosurit e lartpërmendur janë infektuar me COVID-19, duke shtuar se forcat pushtuese nuk kanë kryer veprimet e nevojshme për të luftuar epideminë në burgje dhe se ata kanë penguar shpërndarjen e mjeteve higjienike dhe mbrojtjese nga epidemia për të burgosurit palestinezë.

Drejtori i Statistikave i komitetit, Abdunnaser Feravne, njoftoi se janë informuar nga administrata e burgjeve izraelite se 20 palestinezë të burgosur janë infektuar me COVID-19.

Feravne kërkoi që gjendja shëndetësore e të burgosurve të verifikohet nga një ekip mjekësor ndërkombëtar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb