SHBA- E kush tha se gjithçka nuk po ecëm mirë mes kampionit të botës në Formula 1, Lewis Hamilton dhe këngëtares Rihanna. 30-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Instagram” modelin e ri të flokëve, ndërsa thekson se është gati për disa ditë pushimi në Barbados, shkruan Telesport. Britaniku ka zgjedhur pikërisht vendlindjen e Riri, ku patjetër këngëtarja bukuroshe do jetë në krah të tij.

Sipas mediave amerikane mes tyre, ka disa muaj që ka nisur një histori dashurie. Vetëm një javë më parë ata qëndruan nën shoqërinë e njëri tjetrit në New York e më pas në Londër. Prerja e re e flokëve mund të jetë dhe një frymëzim i pilotit nga këngëtarja e cila njihet për ndryshimin e vazhdueshëm të pamjes.

Pasi la pas historinë me këngëtaren Nicole Sherzinger, Hamilton frekuentoi bukuroshen e pasarelave Gigi Hadid, por me sa duket mes tyre nuk pati tërheqje. Piloti i Formula 1, u përfol edhe për një romancë me bukuroshen Kelndall Jenner, por edhe kjo e fundit, ishte thjesht një miqësi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: