Ljuis Hamilton përpiqet që të gjejë gjërat pozitive në pushimin e detyruar për shkak të emergjencës së koronavirusit që preku edhe Formula 1. “Ndihem më i freskët. Ka pasur shumë raste në pesë vitet e fundit kur mendoja se një periudhë pushimi do të ishte ajo që i nevojitej trupit dhe mendjes. Për një atlet të nivelit të lartë nuk është aspak gjë e mire të largohet për një vit, por na u dha një periudhë thuajse sabatike, që po më pëlqen”.

Hamilton, 35-vjeç, shton se “kjo mungesë e detyruar larg pistës ishte thuajse si një bekim sepse të bën të vlerësosh gjërat që dashuron dhe që bën”. Kampioni i botës më pas shtoi që mundësia e garimit pa spektatorë “do të sillte një ndjenjë boshllëku sepse tifozët bëjnë garën. Nuk e di sesa emocionues do të jetë një GP në televizor për personat që e shohin, por do të jetë më mirë sesa pa të”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb