Sinjale lamtumira ka lëshuar sot piloti britanik i Formula 1 Lewis Hamilton. Britaniku i cili këtë sezon piloton skuterinë “Mercedez” ka surprizuar duke u shprehur se në fund të sezonit mund të largohet përfundimisht nga ky sport, raporton “Independent”.

“Fati im është në duart e mia. Mund të vendos për t’u tërhequr nga sporti në fund të këtij viti. Në këtë mënyrë, rekordet që do të lija pas do të jenë më të arritshme nga të tjerët nëse do të vazhdoja të garojë edhe 5 vjet të tjera”, është shprehur Lewis Hamilton.

“Askush nuk e di se si do të jetë e ardhmja. Nuk më pëlqen të bëj plane dhe nuk e di se çfarë më pret të nesërmen”, ka thënë më tej 32-vjeçari Lewis Hamilton, 3 herë kampion i botës në Formula 1 (2008, 2014 e 2015).

Piloti britanik ka thënë gjithnjë se synon të arrijë nivelin e Ayrton Senna dhe javën e kaluar arriti ta barazojë në “pole position”. “Dua të bëhem si ai, të njihem si një pilot i fortë, por korrekt. Dua që njerëzit të më kujtojnë në të njëjtën mënyrë si Senna. Kjo është e vetmja gjë që kam ëndërruar që kur kam nisur të pilotoj. Shpresoj që kur të tërhiqem njerëzit të respektojnë atë që kam arritur, aftësitë e mia, stilin tim të pilotimin, ashtu si Ayrton”, tha Leëis Hamilton.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: