Seriali “Bambaska Biri” që bëri bashkë pas shumë vitesh aktoren e njohur Hande Erçel dhe Burak Deniz, ka nisur transmetimin në ekranet e Fox Tv. Seriali me një fabul të veçantë, ku Erçel luan rolin e një prokuroreje dhe Deniz rolin e një gazetari, është në trend pothuajse në çdo episod në rrjetet sociale. Pothuaj i gjithë rrjeti ka vënë re kiminë e dy aktorëve, por më shumë po diskuton për aktrimin e Hande Erçel. Dhe kritikat për të nisën që në puntatën e parë…
Për një pjesë të fansave, Erçel ende nuk di të aktrojë, ndërsa për të tjerë duket fare e zakonshme.
Megjithatë, siç shkruajnë mediat vendëse, Hande Erçel prej 1 viti ka marrë leksione aktrimi me Ibrahim Çiçek, një nga regjisorët e ‘Craft Theatre’ për 10 orë në javë. Përveç kësaj, ajo ka marrë mësime kantoje, diksioni dhe gjuhe të trupit, por ka ndjekur mësime online me disa aktorë të huaj.
Aktrimi i Hande Erçel në rolin e Leyla-s, nga ana tjetër është përgëzuar nga aktorja e njohur Berguzar Korel, e cila, në një status të saj në Instagram, shkruan: “Respekt për punën, përkushtimin, disiplinën dhe bukurinë tënde…”