Një sherr masiv mes të rinjsh është regjistruar në Manchester të Britanisë së Madhe. Video është publikuar në rrjete sociale dhe tregon se sit ë rinjtë ndeshen brutalisht mes tyre. Në sherrin në fjalë nuk kanë munguar përdorimi i shufrave të hekurit dhe thikave.

Në anën tjetër policia e Mançesterit ka bërë të ditur se të paktën 10 persona ishin përfshirë në sherr, në një zonë ku vetëm 500 metra më larg gjendet burgu i sigurisë së lartë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ata kishin me vete hanxharë e armë tjera që i përdoren duke mos patur frikë se mund ta pësojë edhe ndonjë kalimtar rasti.
Nga ky sherr masive gjashtë persona kanë përfunduar në spital me lëndime trupore, kurse deri më tani asnjë person nuk është arrestuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb