Franca e mbyll me një blof të madh fazën e grupeve, një humbje përballë Tunizisë që në shifra nuk djeg, pa pasoja, pasi u kualifikuan më tej si kokë grupi, por shija që la ishte shumë e hidhur.

Trajneri Deschamps vendosi të bënte një rotacion total, një formacion thuajse 100% i ndryshuar, praktikisht hodhi në fushë ekipin B, një zgjedhje kjo që në fund ndikoi drejtpërdrejtë në rezultat, me Tunizinë që mori një fitore minimale 1-0.

Deschamos
Deschamos

Për herë të parë në histori, një ekip afrikan mposht kampionët në fuqi. Mënyra se si Franca zgjodhi të luante këtë ndeshje të tretë të fazës, bëri që mediat dhe opinioni sportiv të kryqëzonin trajnerin Deschamps:

Lekip
Lekip

“Hap flas dhe Polonia”, shkruan L’Equipe në faqen e parë. “Gjelat” duhet të kthejnë faqe shpejt pasi shorti tani i vendos me Polonisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb