Eden Hazard u transferua në Madrid si një nga blerjet më të suksesshme dhe më të shtrenjta në historinë e Realit. Për fat të keq, dëmtimet e shumta dhe forma jo e mirë, nuk i dhanë mundësinë talentit belg të shprehte potencialin e tij. Hazard kërkon të nis një projekt të ri, të nis diçka nga e para dhe sipas “El Pais”, belgu mund të rikthehet sërish në Premier League.

Hazard
Hazard

Hazard mbetet një idhull i tifozëve të Chelsea, gjithashtu edhe trajneri Tuchel nuk do të ishte kundër një rikthimi të tillë, për këtë arsye, palët mund të futen në negociata në muajt në vijim për të vënë në jetë një rikthim të bujshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb