BRAZIL-Gisele Bundchen ka sfiluar në stadiumin Maracana gjatë ceremonisë së hapjes së Olimpiadës 2016 në Rio. Modelja braziliane ka bërë një shëtitje të gjatë dhe elegante gjatë natës së mbrëmshme. Në sfond kënga e ‘Garota di ipamena’ (vajza e Ipamenës) që ka një histori të veçantë.

Të dy autorët Vinicius de Moraes e Antonio Carlos Jobim e kanë gjetur inspirimin e këngës në një lokal në Rio de Janeiro të Ipamenës, ku aty pranë kalon një vajzë.

E reja impresionon kështu shumë autorin e teksit de Moraes, i cili vendos ti dedikojë këngën e famshme.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: