TIRANE- Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e  një agjencie qeveritare në varësi të Ministrisë së Brendshme që do merret me blerje për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të tjera qeveritare janë hapur aplikimet për të qenë pjesë e ‘Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara’. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, me qëllim përzgjedhjen e ekspertëve në të mirë, njoftohen të gjithë personat e interesuar të aplikojnë përmes një kërkese me shkrim drejtuar Ministrisë së Brendshme, brenda datës 2 Mars 2018.

Mësohet se janë 30 vende pune dhe punonjësit do të punësohen në bazë të Kodit të Punës. Struktura e re që do të ngrihet, do të ketë 5 nivele punonjësish, që nisin nga Specialist, deri në Drejtor i Përgjithshëm. 

KRAHAS KËRKESËS ME SHKRIM, TË INTERESUARIT DUHET TË BASHKËNGJISIN DOKUMENTET:

– Jetëshkrim;

– Fotokopje e diplomës;

– Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);

– Çdo dokumentacion që vërteton eksperienca të tjera punësimi brenda ose jashtë vendit, të lëshuar nga punëdhënësi;

– Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

KANDIDATI I INTERESUAR DUHET TË PLOTËSOJË KRITERET:

– diplomë në Shkenca Ekonomike/Juridike;

– të përmbushë kriteret e përgjithshme të punësimit në Administratën Publike;

– të mos jetë përjashtuar nga Administrata Publike me masë disiplinore;

– të ketë përvojë pune në administratë publike;

– të ketë integritet të lartë profesional e moral;

*Përvoja në prokurime përbën përparësi për kandidatët;

EKSPERIENCA PUNE

Drejtor i Përgjithshëm: Të ketë jo më pak se 10 vite punë eksperiencë në Administratë Publike, 3 në nivel drejtues;

Drejtor DrejtorieTë ketë jo më pak se 7 vite punë eksperiencë në Administratë Publike, 2 në nivel drejtues;

Përgjegjës Sektori: Të ketë jo më pak se 3 vite punë në Administratë Publike;

Koordinator: Të ketë jo më pak se 3 vite punë në Administratë Publike;

Specialist: Të ketë jo më pak se 1 vit punë në Administratë Publike.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen:

– në adresën elektronike: [email protected]

– ose në adresën postare: Ministria e Brendshme – Sheshi ‘Skënderbej’, nr.3 – Tiranë.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/02/VENDIM_PER_NGARKIMIN_E_AGJENCISË_SË_BLERJEVE_TË_PËRQENDRUARA_PËR_KRYERJEN_E_PROCEDURAVE_TË_PROKURIMIT_PUBLIK-1.pdf”]

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb