Një gafë e mediave italiane që raportuan se Mino Raiola ka ndërruar jetë tronditi të gjithë opinionin futbollistik botëror dhe jo vetëm. Por ishte vetë menaxheri i njohur që bëri me dije se ishte gjallë, duke treguar mërzinë e tij me këto raportime.

Jo vetëm që nuk kishte ndërruar jetë, por Raiola po punon edhe në këto kushte të vështira shëndetësorë në të cilat ndodhet për merkaton e verës.

Mediat britanike raportojnë se disa zyrtarë të Manchester City e kanë vizituar Raiolën në spital. Qëllimi nuk ishte për të parë gjendjen e tij shëndetësore, por për të diskutuar transferimin e Haaland në merkaton e verës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb