SHBA-ja do pranojë në vend mijëra emigrantë meksikanë. Afro 25 mijë azilkërkues e parë janë aktualisht në Meksikë, por priten të futen në Shtetet e Bashkuara më 19 shkurt.

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se do të hapen tre pika kufitare. Kjo është një nga vendimet e marra nga administrata e re e Joe Biden, pasi ajo e kaluara, e Donald Trump, ua kishte ndaluar hyrjen azilkërkuesve në SHBA.

Rreth 70 mijë emigrantë aktualisht kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshimi i politikës së emigracionit të Donald Trumpit, ishte një prej premtimeve më të përfolura gjatë fushatës së presidentit aktual Joe Biden.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb