Kryetari i Partisë së Lirisë, llir Meta ka reaguar në lidhje hapësirat sportive.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë foto duke luajtur futboll me disa të rinj, teksa në duar mban pankartën “Bashkë Fitojmë”.

“Si t’ia bëjmë faktit që në Tiranë rinia nuk ka ku të luajë futboll, apo basketboll, apo volejboll, përveçse me pagesë?”, ka shkuar Meta.

Meta vë në dukje se ambientet sportive në Tiranë janë me pagesë dhe nuk i përmbushin plotësisht nevojat e të rinjve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nuk ka rini pa sport, nuk ka sport pa rini. Por si t’ia bëjmë faktit që në Tiranë rinia nuk ka ku të luajë futboll, apo basketboll, apo volejboll, përveçse me pagesë? Shumica e fushave janë private, dhe çmimi nuk është i lirë.

Bashkë me kryetarin e ri të Bashkisë, Belindin, patjetër që do të angazhohemi për më shumë fusha sportive publike pa pagesë. Jo vetëm në qendër, por në çdo lagje.

Edhe në ato privatet, të rinjtë, gjimnazistët, studentët, duhet të paguajnë gjysmë çmimi në çdo ambient sportiv.

Bashkë?Fitojmë!”, përfundon kreu i PL.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb