Prania e metanit në atmosferën e Marsit është konfirmuar, sipas një kërkimi të ri të kryer nga një grup italian, që ka zbuluar praninë e këtij gazi, një tregues i jetës së një aktiviteti gjeologjik.

Tani sfida është për të kuptuar nëse metani i Marsit është me origjinë organike.

“Së fundmi ne kemi parë vëzhgimin e njëkohshëm të metanit në Mars, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë, me dy instrumente të pavarura dhe shumë të ndryshme: një rover në sipërfaqe dhe një spektrometër në orbitë rreth planetit”, vëren Marco Giuranna, i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

“Rezultati më i rëndësishëm është se të dyja studimet krejtësisht të pavarura sugjerojnë të njëjtin vend të origjinës”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: