Reshjet e borës të rëna gjatë mbrëmjes të së dielës sollën probleme në aksin Shtyllë – Panarit.

Edhe pas hapjes bora e rënë në një trashësi prej 40 cm bëri që aksi të bllokohej sërish, por me ndërhyrjen e borëpastruesve u bë e mundur rihapja e kësaj rruge.

Qarkullimi në këtë aks bëhet i mundur vetëm me zinxhirë ndërsa të gjitha akset e tjera nacionale dhe turistike janë të kalueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: