Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka deklaruar se është hapur sot By Pass-i i Fierit. Duke shpërndarë një video të rrugës në “Isntagram”, Braçe shkruan se u desh të vinin socialistët në pushtet për ta përmbyllur.

Sipas tij, opozita vodhi sa plasi, madje vodhi edhe nënkontraktorët, e lanë dhe ikën nga By Pass i Fierit. Më tej, zv.kryeministri shton se me të ardhur në pushtet socialistët prishën të gjitha marrëveshjet korruptive të opozitës dhe filluan punën.

“VOTA BEN PUSHTETIN! PUNA E MBAN PUSHTETIN! As kapardisja, as mburrja, as arroganca, as njeanshmeria, as partishmeria, as dekreti, as c’dekreti, as firma e as vula! Puuuuuuunaaaaaaaaa! Sherbimi per njerezit!

Me ne fund, pasi e tenderuan skandalozisht, pasi caktuan vete nenkontraktorin, pasi vodhen sa plasen, madje pasi vodhen edhe nenkontraktoret e nenkontraktorit, e lane dhe iken nga By Pass i Fierit, segmenti kyc per gjithe Jugun e vendit!

Duhet te vinim Ne per te prishur gjithe marreveshjet korruptive te ketyre, te clironim punet, punen ne kete rast, te benim rrugen e ta hapnim sot: BY PASS I FIERIT ESHTE HAPUR NGA SOT! Bravo ministre Balluku, pune e bere per tani, pune qe duhet te vijoje deri ne fund!”, shkrua Braçe.

Bracee
Bracee

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb