Festivali më i madh në botë i akullit dhe dëborës është hapur në Kinë për turistët.

E ndodhur në provincën Heilongjiang në Kinën veriore, festivali i dëborës dhe akullit përmban shumë instalime e aktivitete spektakolare.

Festivali vjetor zyrtarisht zgjat nga 5 janari deri më 5 shkurt. Por disa atraksione janë hapur për vizitorët përpara ceremonisë, duke përfshirë edhe më të njohurat prej tyre si Harbin Ice dhe Snow World, të bëra nga blloqe akulli të marra nga lumi Songhua aty pranë.

Këtë vit, Harbin Ice dhe Snow World përfshijnë mbi 600,000 metra katrorë. Ata janë bërë nga 110.000 metra kub akulli dhe 120.000 metra kub dëbore.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: