Hapja e kutisë së votimin në Mallakastër me kërkesë të Partisë për Drejtësi dhe Unitet duket se ka ndryshuar rezultatet.

Mësohet se nga rinumërimi i votave në një qendër votimi për Këshillin Bashkiak, tashmë sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mandati i hiqet koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe i jepet Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Gazetari Ergys Gjençaj tha për “BalkanWeb” tashmë PDIU merr një mandat për Këshillin. Ndërsa në procesverbal ishte shënuar 0 vota, e kundërta rezultoi nga rinumërimi, ku u bë me dije se PDIU kishte marrë 63 vota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb