LONDER-Quhet Alcoholic Architecture dhe është një bar i ri në Londër i ideuar nga studio artistike Bompas & Parr. Cfarë ka të veçantë ky bar? I deh klientët e saj, por pa pirë asnjë gotë alkool, vetëm duke marrë frymë.

Nëpërmjet një gazi të veçantë të bërë me alkool dhe aroma është e mundur që ju të deheni, por duke shmangur dy efekte anësore, mëlçia nuk dëmtohet, sepse gjithçka thithet nëpërmjet syve dhe mushkërive dhe e dyta të shëndosh me pak, duke pasur parasysh që kaloritë reduktohen në 40%.

Por të mirat janë vetëm këto, sepse dehja është reale dhe ju do të dukeni si pijanecë të vërtetë edhe për shkak të erës në veshjet tuaja.

Kjo eksperiencë zgjat një orë dhe ju mund ta arrini vetëm duke prenotuar. Lokali nuk është shumë i dukshëm dhe nuk mund të hyjnë shumë njerëz në të njëjtën kohë, kjo për të evituar incidentet, për shkak të gjendjes së dehur të klientëve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb