Në edicionin e 27-të të panairit ndërkombëtar të Tiranës të organizuar nga Klik Ekspo grup sipërmarrësit e huaj kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri. Disa prej tyre thonë se nuk është hera e parë që investojnë në vendin tonë.

“Kemi ardhur këtu në vitin 1992 kemi filluar me konfeksionet, por nuk e kemi vazhduar me këtë tani kemi panelet ekologjike në Shqipëri që ndërtohen hotelet, shtëpitë sociale dhe shkollat”, tha Fabrice Wallaert, investitor belg.

“Arsyeja jonë pse jemi këtu është të prezantojmë produktin tonë i cili është një produkt austriak. Jemi partneritet me kompaninë austriake. Produkti jonë shërben për pjesën e jashtme të fasadave dritareve skela”, shprehet Orhan Sulejmani, investitor shqiptar nga Presheva.

Mbi 70% e bizneseve pjesëmarrëse në panair janë të huaja. Organizimi i panairit shoqërohet me entuziazmin e ringritjes me shpresat për kapërcime të vështirësive të krijuara nga pandemia ashtu edhe nga ndryshimet e lidhura me trendin e biznesit me problemet e krizave të energjisë dhe burimeve energjetike.

“Vijmë nga Turqia dhe prodhojmë panele diellore dhe bashkëpunojmë me një biznes shqiptar. Kemi kërkesa të shumta por kemi vënë re që elektriciteti në Shqipëri është shumë e lartë dhe me anë të paneleve diellore mund ta ulim këtë kosto”, thotë Cagdas Aktas, investitor turk.

“Kjo nuk është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Ne kemi një zyrë përfaqësimi. Jemi me qendër në Itali dhe qëllimi është ta internacionalizojmë dhe ta promovojmë kompaninë. Qëllimi kryesore i Kompanisë tonë janë pajisjet që trajtojnë cilësinë e karburantit dhe produktet kryesore janë pajisjet e avionit”, tha Andrea Ricotta, investitor Italian.
“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri me vajin e ullirit ekstra të virgjër me prejardhje nga ullinjtë në rajonin e Korados në Bari dhe duam që produkti jonë të jetë i përhapur edhe në Shqipëri”, u shpreh Giuseppe Maldera, investitor nga Italia.

“Hera e parë dhe jemi të kënaqur me Klik Ekspo Group që ka organizuar këtë panair dhe jep mundësi për ne që të organizojnë këtë kulturë si floririn dhe frutat tropikale”, deklaroi Emmanuele Assako.

Panairi ndërkombëtar i Tiranës organizuar nga Klik Ekso Group do të jetë deri në datën 4 dhjetor dhe ka për mision të krijojë klimën e duhur për ta kthyer Shqipërinë dhe Ballkanin një destinacion biznesi për kompanitë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb