SHBA

Historitë me spiunazh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të pafundme, ashtu siç janë të shumtë edhe filmat e Hollivudit me këtë temë.

Koleksioni më i madh në botë i objekteve dhe relikteve të spiunazhit është nxjerrë për publikun në Muzeun e Spiunazhit të hapur së fundmi në Uashington, SHBA. Publikimi për herë të parë i disa prej objekteve synon që të tregojë mjetet e punës të përdorura në disa prej aksioneve më të mëdha të historisë së spiunazhit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Muzeu i ri i Uashingtonit, i spiunazhit ndërkombëtar, ofron një shikim nga brenda botës së spiunazhit dhe inteligjencës dhe mban sende si çekiçi i akullit i përdorur për të vrarë liderin e opozitës ruse, Leon Trocki apo pajisjet e nevojshme dhe tavolinën e torturës që njihet si “ëaterbording”. Në këtë muze shfaqen mbi 1000 artefakte.

“Ka më shumë spiunë që operojnë në SHBA sot se kurdoherë tjetër. Spiunazhi është më i rëndësishëm sot se më parë. Objektivi i spiunëve nuk ka ndryshuar, e vetmja gjë që ndryshon është teknologjia që ata përdorin” ka thënë Keith Melton, këshilltar i inteligjencës.
Kostoja e një muzeu të tillë është 162 milionë dollarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb